Bledi kërkon që të dalë nga shtëpia e ”Big Brother Albania”: Një shtëpi pa Kiarën do të degradonte

Sonte Prime i ”Big Brother Albania 2” nisi me një vendim nga gazetari Bledi Mane, i cili deklaron se dëshiron që të largohet nga shtëpia dhe të mos dalë Kiara nga shtëpia, e cila është në nominim me të dhe me Luizin. Ai tha se Kiara duhet të qëndrojë edhe më shumë në shtëpi, sepse ai e sheh si një mbështetje ndaj Luizit, por edhe shtëpisë si një model i qetësisë që ajo ka përcjellë.

“Është një befasi që i kushtohet një dashurie që ngjizi në këtë shtëpi dhe unë nuk dua të bëhem sebep ndarje, pa pritur rezultatin nuk ka rëndësi nëse largohem ose qëndroj, unë pranoj me vullnet të plotë që të largohem, një shtëpi pa Kiarën do të degradonte në sjelljen e lojtarëve, kur ta shihni të nevojshme unë këtë dhuratë e bëjë për Kiarën, për të ulur gjakra unë deklarojë sot daljen”, u shpreh Mane ndër tjera.

E zënë në befasi, Kiara në anën tjetër u shpreh se nuk e priste një gjë të tillë dhe se sipas saj situata nuk do të degradonte edhe nëse ajo largohet, ndërkohë Luizi gjithashtu doli kundër kësaj dhe ka kërkuar që Bledi të heq dorë nga kjo deklaratë.

SHKARKO APP