Bleona habit “Daily Mail”: Zhvishem për art, jo për famë (FOTO LAJM)
Këngëtarja shqiptare seksi Bleona Qereti, që tashmë po bëhet e famshme edhe në SHBA me thagmat e saj, së fundi ka tërhequr vëmendjen e “Daily Mail”, i cili i ka kushtuar një artikull në profilin “Roz” në versionin online.
Bleona në këtë shkrim për prestigjiozen britanike ka sqaruar edhe arsyet e saj, se përse ajo është kaq ekstravagante dhe përse hera-herës i duhet që të shfaqet e zhveshur në evened të rëndësishme.
“Unë e bëj këtë (zhveshjen) për art, jo për famë”,- ka thënë Bleona për “Daily Mail”, duke dashur të sqarojë kureshtjen e shumtë dhe thashethemet. Por gjithsesi, ato që kanë tërhequr më tepër edhe në këtë shkrim, kanë qenë fotot “hot” të Bleonës dhe trupi i saj seksi, në disa foto nudo.
KOHA JONË SONDAZH

