Blerim Xhemaili ndahet nga bashkëshortja: Boll përfitoi prej famës sime
Futbollisti nga Gostivari por që luan në Zvicër, Blerim Xhemaili është ndarë nga bashkëshortja e tij Erjona Sulejmani. Lajmi bëhet me dije nga mediat italiane, ndërsa avokati i futbollistit ka thënë se ai nuk dëshiron që ish bashkëshortja e tij të përfitojë nga emri dhe fama e tij.
“Avokatja Daniela Misalja, në emër të z. Blerim Xhemaili, informon se zyra e avokatisë ka nisur procedurat për ndarjen juridike nga gruaja e tij, zonja Erjona Sulejmani. Në këtë fazë delikate, zoti Blerim Xhemaili akuzon gruan e tij për përdorimin pa kriter të mbiemrit të tij, si pjesë e punës së saj në modeling dhe prezantim. Ai la të drejtën për të mbrojtur integritetin dhe privatësinë e tij.”- thuhet në një deklaratë të lëshuar nga avokatja.
Kujtojmë se më herët Erjona Sulejmani ishte e ftuar në emisionin “Kapitenët”, ku tregoi për jetën e saj si dhe martesën me bashkëshortin. Ajo tha se futbollistët nuk janë partnerë shumë të përkushtuar dhe në seks nuk janë shumë të mirë.
“Futbollistët nuk janë partnerë shumë të përkushtuar. Pjesa më e madhe zgjedhin ‘ta bëjnë vetë’”- tha ajo. Gjithashtu, për futbollistin më seksi Erjona Sulejmani u shpreh se pëlqen Kristiano Ronaldon.