Blero dhe Afrona Dika shijojnë muajin e mjaltit në Hawai

Këngëtari i njohur i skenës tonë muzikore, Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Afrona Dika, padyshim se ishin një nga çiftet më të përfolura gjatë këtij viti.

Dasma e tyre luksoze e organizuar në Shëngjin, më 21 shtator, mori vëmendjen e të gjithëve, duke u cilësuar si një nga më të veçantat nga VIP të realizuara deri më tani.

Kështu, artisti shqiptar dhe bashkëshortja e tij sot kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të filluar muajin e mjaltit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Dyshja kanë përzgjedhur të shijojnë bukuritë përrallore të Hawaii-t, të cilët po ashtu nuk kanë ngurruar që të ndajnë momente të veçanta me ndjekësit e tyre në rrjete sociale.

Timbers Kauai Ocean Club and Residences titullohet hoteli luksoz që çifti kanë zgjedhur, e që siç shihet ka një kosto mjaft të lartë të qëndrimit, bazuar edhe në pamjen e tij të mahnitshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç ceremonisë përrallore, Blero këtë vit ka qenë mjaft i përkushtuar edhe në karrierë, i cili solli albumin “6 copë jetë”, e së fundmi edhe katër bashkëpunime me emra të mëdhenj të estradës përfshirë, Sabri Fejzullahun, Kaltrina Selimin, Burak Vehapin dhe Leonora Jakupin. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?