Blero: Dhurata ka probleme mendore, Chipsi ka shkelur bukën e vet

Këngëtari Blero, në një intervistë të shkurtër për mediat kosovare ka komentuar rreth zhvillimeve të fundit dhe raportimeve në media nese i ka mbetur borxh producentit të tij Chipsit dhe se arsyeja e largimit të tij ka qenë Teuta Krasniqi, ish-bashkëshortja e këngëtarit. Chipsi, i cili është autor i tekstit të këngës “NUN”, është raportuar nga media shqiptare se është larguar nga kompania Elephant për shkak të Teuta Krasniqit, e cila ka ndikim në jetën private të Bleros edhe pas ndarjes. Por, këto i ka mohuar kategorikisht Blero. Madje ai thotë se Chipsi është bukeshkale, teksa e ka cilësuar “psikopate” këngëtaren që ai ngriti në skenë, Dhurata Ahmetajn. “Chipsi më është lutur rreth dy muaj për të hyrë në Elephant. Kur e pranova, atëherë fillimist puna shkoi mirë, por me kalimin e kohës ai nuk ishte efektiv dhe nuk i solli kompanisë si producent asgjë”. “Përveçse ishte një pengesë për producentët e rinj, që dëshironin të tregonin veten, nga ana shoqërore Chipsi e di se çfarë ka bërë Blero për të në të gjitha aspektet. Jam shumë i zhgënjyer me disa njerëz që me të vërtetë janë bukeshkale”. “Ju jep gishtin, dëshirojnë të ta hanë dorën, plus janë jo falënderues, këtu duke filluar nga Dhurata Ahmetaj e cila ka probleme mendore etj.. Sidoqoftë unë jam i fortë dhe askush nuk mund të më dëmtojë, sepse në fund të fundit veç veten dëmtojnë. Ju uroj suksese dhe shëndet, por me atë qasje që e kanë për punë e pa asnjë disiplinë, kurrë s'do të kenë sukses emrat e lartpermendur. Përjetësisht i jam falënderues fansave të mi dhe njerëzve që më mbështesin. Tek e fundit ata që më njohin personalisht e dinë shumë mirë kush është Blerim Muharremi”, thotë Blero. Një prej të larguarve nga kompania Elephant pas 2 vitesh bashkëpunimi me Bleron ishte edhe producenti Nurteel, krijuesi i shumë hiteve për këngëtare të ndryshëm që kanë punuar në këtë kompani. Blero ka lënë të hapur derën për rikthimin në kompaninë e tij. “Nertil Morina (Nurteel) është shumë i talentuar. Për të kam shumë respekt dhe ai i ka dyert e hapura gjithmonë. Nertili është në shtëpi të vet kur do që ai dëshiron”, përfundoi Blero.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?