Blogerja turke mahnitet nga zëri i Alban Ramosajt. Këndon në mes të Stambollit (VIDEO)
Këngëtari Alban Ramosaj këto ditë është në Turqi, dhe është ndaluar nga një blogere e njohur turke, e cila realizon intervista të ndryshme në qytet.
“Pra ti je këngëtar i famshëm në Shqipëri”, pyet ajo, teksa Albani i përgjigjet duke i thënë: “Po, paksa”.
Ozlem Ozdemir i kërkoi Albanit që t’i këndojë për të, ndërsa këngëtari shqiptar zgjodhi këngën e Ëhitney Houston, “I Will Always Love You”.
Blogerja turke e komplimenton artistin shqiptar, pasi kjo këngë është vërtet e vështirë për t’u kënduar, veçanërisht nga një zë mashkullor, ndërsa i kërkoi që ta mësojë të këndojë pjesën e vështirë të këngës.
“Por, ti sapo e bëre”, tha Albani.
Alban Ramosaj e ka nisur vitin 2022 duke shijuar suksesin e këngës “Theje”, ku edhe pse u rendit i dyti në festivalin e dhjetorit në RTSH, kënga pati një pëlqyeshmëri të madhe.