Bota e saj e vogël po bëhet më e madhe dhe Emina Cunmulaj nuk mund të ishte më e emocionuar

Emina Cunmulaj po përgatitet për tu bërë nënë për herë të tretë. Modelja e njohur shqiptare, nënë e dy vajzave, është në pritje të një djali.

Ajo e bëri publik lajmin pak ditë më parë teksa ndau me ndjekësit një foto e veshur me bodysuit, me dy vogëlushet pranë saj.

“Mezi presim të takojmë vëllain tonë,”- shkruhej në veshjet e tri vajzave të familjes.

Emina Cunmulaj duket se është shumë e lumtur dhe emocionuar që familja e saj po zgjerohet.

Modelja publikoi sot (13 prill) një foto të ëmbël teksa dy vajzat e saj i preknin barkun e rrumbullakosur dhe shkroi: “Bota ime e vogël është gati të bëhet vetëm pak më e madhe!”

Ajo është kujdesur që të mos zbulojë imazhin e vajzave, të cilat pozuan me kurriz.

36-vjeçarja prej disa vitesh jeton në SHBA, ku ka krijuar familjen me bashkëshortin e saj miliarder, Sam Nazarian.

SHKARKO APP