U shua në një ditë me qiell të ndrysur. Mbretëresha Elisabeth II, monarkja më jetëgjatë në histori
Monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar, mbylli sytë përgjithmonë sot në një të enjte me shi dhe qiell të ngrysur, një ogur i keq që sinjalizoi ndarjen nga jeta të një prej figurave mbretërore më të dashura për britanikët dhe jo vetëm.
Mbretëresha Elizabeta e dytë, 96-vjeç dha frymën e fundit në pallatin Balmoral, një nga më preferuarit e saj, dhe vendet ku ajo kishte qëndruar më shumë veçanërisht tre vitet e fundit.
Trishtim dhe lot ka në sytë e të gjithëve. Që prej vitit 1952, ajo ka kaluar 7-të Papë, 14 presidentë amerikanë dhe 15 kryeministra britanikë, ndërsa ka pasur vetëm një monark britanik. Elizabeth II ka mbretëruar për 70 vjet, më gjatë se çdo monark britanik në histori dhe çdo monark aktual në botë, ndërsa ishte ishte vetëm 25 vjeç kur u ngjit në fron.
Me ndarjen e saj nga jeta, Princi i Uellsit i cili është djali më i madh i Mbretëreshës qëndron i i pari në radhën e fronit, ai do të kurorëzohet mbret me ndarjen nga jeta të monarkes.