Brad dhe Angelina s’e harrojnë kurrë se janë prindër
Marrëdhënia e Brad Pitt dhe Angleina Jolie është përmisuar që kur ato ranë dakort për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.
Çifti u ndanë në vitin 2016 ndërsa procesi ligjor i ndarjes mori fund vitin e kaluar.
Divorci i tyre zgjati pothuajse tre vite për shak të mosmarreveshje që çifti kishte për fëmijët.
Por së fundmi thuhet se marrëdhënia e tyre ka filluar të përmisohet për shkak se ato kanë arritur një marrëveshje për gjashtë fëmijët e tyre Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox dhe Vivienne.
Një burim i tha Entertainment Tonight se për Brad fëmijët janë gjëja më e rëndësishme madje ai u thotë miqve të tij se mëson shumë për jeten e tyre dhe për këtë është shumë i lumtur.
Po i njejti burim shtoi:
‘Marrëdhënia e Brad dhe Angei është drejt përmisimit pasi të dy palët kanë rënë dakort për rregullat që janë caktuar për kujdestarinë e fëmijëve. Gjithashtu aktori është shumë krenar dhe për vajzën e tij Shiloh që ditën e djeshme festoi ditëlindjen.
Fëmijët e tyre kanë një orar kujdestarie dhe kjo ka bërë një ndryshim të madh për të gjithë familjen. Orari ka zbutur çdo presion që Brad dhe Angelina janë përballur në të kaluarën. Tani fëmijët kalojnë kohë me prindërit e tyre dhe janë shumë të lumtur ‘.