Brad Pitt dhe Angelina Jolie kthehen sërish bashkë?

A do të kthehet sërish “Brangelina”? Brad Pitt dhe Angelina Jolie thuhet se kanë rindërtuar romancën e tyre pas disa muajsh. Mos prisni të shihni ndonjë afeksion të madh, megjithatë thuhet se ata po e marrin marrëdhënien e tyre me qetësi.

Brad Pitt, 52 vjeç dhe Angelina Jolie, 41 vjeç, thuhet se mund të kthehen së bashku, sipas një raporti nga Life & Style. “Ata po e takojnë njëri-tjetrin disa herë në javë kohët e fundit,” i tha një burim revistës. “Dalëngadalë ndjenjat e vjetra kanë filluar të kthehen. Ata kanë qenë të hapur me njëri-tjetrin si nuk kanë qenë me vite të tëra, dhe është sikur po dalin për herë të parë përsëri. ”

Çifti thuhet se “po flet në telefon pothuajse çdo ditë”, sipas revistës. Përveç kësaj ata do të jetojnë shumë afër me njëri-tjetrin, pasi Brad ka blerë një shtëpi fqinje me Angelinën dhe fëmijët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brad dhe Angelina po e mbajnë sekret romancën për momentin, kryesisht për shkak të fëmijëve të tyre, sepse nuk duan t’i bëjnë ata edhe më konfuzë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?