Brad Pitt, gati të vriste Harvey Weinstein për ngacmimin seksual të ish-partneres së tij!
Brad Pitt dhe Harvey Weinstein duket se paskan qenë në prag të një skandali në Hollywood akoma pa dalë në skenë skandali seksual i producentit.
Gwyneth Paltrow është shprehur së fundmi se Brad Pitt ka kërcënuar Weinstein se do ta vriste në rast se ky i fundit do të vazhdonte më tej me ngacmimet seksuale ndaj aktore.
Fituesja e çmimeve Oscar ka treguar më parë se si producenti dhe regjizori u përpoq ta përdhunonte pasi ajo nënshkroi kontratën për filmin “Emma and Shakespeare in Love” në 1995-ën.
“Brad më tha se një ditë i kishte thënë Harvey-t se do ta vriste nëse do të vazhdonte sërish me ngacmimet ndaj meje” , – u shpreh Paltrow. “Ishte e paparë! Ishte njësoj sikur ta kishte hedhur me shpatulla ndaj murit!”.
Epo, duket se kërcënimet e Brad nuk paskan pirë ujë.
KOHA JONË SONDAZH

