Brad Pitt-i i Turqisë përballet me ligjin, akuzohet për mashtrim

Ai bëri bujë kudo në Europë dhe madje edhe botë, për bukurinë dhe fizikun e tij dhe madje u konsiderua si Brad Pitt-i i Turqisë. Por aktori i njohur i telenovelave turke Kivanc Tatlitug po përballet me akuzën për mashtrim nga ekonomisti i tij, pasi dyshohet se nuk ka paguar taksat. Sipas gazetarit Dilek Yaman nga e përditshmja turke “Sabah”, Tatlitug firmosi një akt-akuzë në zyrën e prokurorit ku është lajmëruar që me datë 29 shtator që ka mbi 3.5 milion lira turke borxhe, interesa dhe taksa. (923.000 $). Në deklaratën e firmosur nga avokati i tij, Tatlitug pretendon se ai ka transferuar shuma të mëdha parash tek ekonomisti i tij në disa data për shërbime dhe taksa të ndryshme që duhej të paguante. Por, sipas avokatit të aktorit ekonomisti bënte sikur i paguante taksat dhe i mbante të gjithë paratë për vete. Tatlitug u bë i famshëm pasi fitoi garën “Modeli më i mirë në botë” në vitin 2012. Ai është një nga aktorët më popullorë dhe më të paguar në Turqi. Popullariteti i tij shtrihet dhe në Lindjen e Mesme dhe në pjesën tjetër të botës pas përhapjes masive të telenovelave turke.

 

SHKARKO APP