Brad Pitt i kthehet stilit të vjetër të flokëve
Brad Pitt i është rikthye stilit të tij të vjetër të flokëve dhe rrjetet sociale po “çmenden”! Aktori 57-vjeçar është shfaqur në ceremoninë e çmimeve “Oscars” me flokë të gjatë të kapur bisht, diçka që fansat e tij po e kërkonin prej kohësh. Brad nuk eci në tapetin e kuq ditën e djeshme, por rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve sapo u ngjit në skenë për të dhënë çmimin për aktorin më të mirë mbështetës.
Sigurisht përveç flokëve, edhe veshja e tij tepër e kuruar i bëri të gjitha ta analizonin me detaje pamjen e aktorit. Brad Pitt është ende në fazat e para të rritjes së flokëve, por duket se tashmë ka mjaftueshëm flokë për t’i mbajtur të kapur bisht. Komentet e fansave pas kësaj shfaqje të Pitt ishin thjesht epike.
“Ma injektoni bishtin e vogël të Brad Pitt në venat e mia”, ka komentuar dikush.
“Bëra një maskë për flokët në dush sot, mora një vitaminë për shkëlqim dhe ende nuk mendoj se floku im duket aq bukur dhe me shkëlqim sa bishti i vogël i Brad Pitt”, ka shkruar një tjetër.
Para disa ditësh në rrjet qarkulluan disa doto të Pitt, në të cilat ai shfaqej shumë i lodhur në një karrocë me rrota. Prestigjozia “Page Six” raportoi se Pitt vizitoi një dentist në një spital në Los Angeles. Mësohet se arsyeja e qëndrimit në karrocë është sepse ekziston një politikë specifike në spitale që përcakton që të gjithë pacientët duhet të largohen me këtë procedurë dhe të shoqërohen nga një mjek për sigurinë e tyre, në rast se nuk ndihen mirë.