Brad Pitt në karrocë me rrota, dyshime mbi gjendjen e tij shëndetësore të aktorit të njohur

Ylli i Holliwood-it, Brad Pitt u pa duke dalë nga një qendër mjekësore në Beverly Hills me një karrocë, duke shkaktuar shqetësim për gjendjen e tij shëndetësore.

Sipas ‘Page Six’, ylli Once Upon a Time in Hollywood, ishte për një takim dentar. Eshtë e pasigurt nëse aktori po përjeton ndonjë shqetësim, pasi ishte tepër i ‘maskuar’, me syze dielli dhe me maskë.

Për më tepër është e panjohur se çfarë procedurë dentare kreu ai. Eshtë e mundur që Brad Pitt të jetë në një karrocë, për shkak të politikës spitalore, të cilët mbajnë përgjegjësi nëse pacientët dëmtohen gjatë daljes nga institucioni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?