Brad Pitt rrëfen: Nuk jam vetëvrasës

Aktori i njohur Brad Pitt ka folur përsëri për jetën e tij pas ndarjes nga Angelina Jolie duke pranuar se një gjë e tillë është pjesë e jetës.

“Nuk kam sekrete. Nuk kam asgjë për të fshehur. Ne jemi njerëz dhe gjendja është shumë interesante. Nëse nuk flasim për të, atëherë nuk do të bëhemi më mirë. Fëmijët janë gjithcka, ata e marrin të gjithë fokusin. Unë nuk jam vetëvrasës apo dicka e tillë. Në këtë botë ka shumë bukuri dhe ka akoma vend për dashuri,” – e mbylli ai duke qeshur intervistën për Associated Press.

Mesa duket, 53-vjecari ka ndryshuar mendje pasi para pak kohësh e fajësoi veten për gjithcka që coi në divorcin e tyre dhe pritej të dëmtonte veten, ndërsa tani tregon se është dicka normale.

Fatmirësisht, Brad nuk mendon që të bëjë ndonjë veprim të rëndë për veten e tij, ndërkohë që vazhdon të jetë në gjyq për kujdestarinë e fëmijëve të tij.

SHKARKO APP