Brad Pitt sërish pranë Jennifer Aniston

Kur Jennifer Aniston nuk thyen Instagramin, nuk pyetet për rikthimin e “Friends” apo rrogën, përflitet për një romancë me Brad Pitt.

Së fundmi, burime pranë Entertainment Tonight thanë se Jennifer organizoi një festë në fundjavë. “Brad Pitt ishte një ndër të parët që mbërriti në festën e Aniston, pak para orës shtatë pasdite, të shtunën,” tha burimi. “Ai ishte i fundit që u largua, rreth orës 11 në mbrëmje.”

Tani, fakti që Brad mbërriti i pari dhe u largua i fundit do të thotë jo pak. Megjithatë nuk është hera e parë që thuhet se ka qenë i pranishëm në festat e organizuara nga Jennifer Aniston. Sigurisht që mund të jenë thjesht miq, sepse mendohet se e dashura e Brad është një tjetër grua, jo fort e njohur. Por, nuk i dihet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pitt dhe Aniston i lanë të gjithë zemërthyer kur u ndanë pas 5 viteve martesë në vitin 2005. Ai u martua me Angelina Jolie e ndërsa aktorja me Justin Theroux. Fatkeqësisht asnjëra prej martesave nuk funksionoi dhe të dy janë, të paktën zyrtarisht, single!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?