Brad Pitt thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen
Ndonëse kanë kaluar pothuajse 2 vite nga divorci i tyre, si Jolie dhe Pitt e kanë të pamundur që t’iu shpëtojnë pyetjeve për njëri-tjetrin teksa japin intervistë. Ishte Angelina e para, ajo që e theu heshtjen dhe më pas Brad Pitt. Së fundmi, në një shkrim për ‘Us Weekly’, tregohet jeta e Pitt pa Angelina Jolie. Për hir të fëmijëve, ata jetojnë në një lagje, në mënyrë që të mos ju mungojë vëmendja e të dy prindërve. Sipas burimeve, Pitt ka ndryshuar shumë: Ai preferon të qëndrojë më tepër në shtëpi sesa ta dalë më miqtë, shkon rregullisht në terapi për të lënë alkoolin, pasi ka për qëllim që të përmirësojë më tepër veten si burrë, por edhe baba. Gjithashtu ndihmësja e aktorit, rrëfeu se ndryshime nga më parë, ai i përkushtohet shtëpisë, ka bërë disa punime që i kanë dhënë asaj një pamje ndryshe e ndërsa kontribuon edhe në mirëmbajtjen e kopshtin apo pastrimin e tij. Kur nuk është në rolin e babait, aktori kalon kohën me miqtë e vjetër David Fincher dhe Jean Black, të cilët i kanë qëndruar besnikë edhe pasi u divorcua. Ai gjithashtu i është rikthyer hobeve të tij, artit dhe muzikës. “Viziton galeritë e artit dhe shkon shumë në koncerte”, u shpreh burimi. Me pak fjalë, jeta e tij ka ndryshuar shumë për mirë.