Brenda dasmës magjike të Afërdita Dreshaj, vallëzim shqip e lule ngado

Dasma e saj në Miami, me hokeistin Jakub Kindl, është menduar në çdo detaj.

Modelja e këngëtarja shqiptare, Afërdita Dreshaj, është martuar mbrëmjen e kaluar në Shtetet e Bashkuara, përmes një ceremonie luksoze.

Përderisa ritin e kurorëzimit çifti e ka kryer gjatë ditës në plazh, mbrëmja i është rezervuar festës në një hotel në Miami, ku të ftuar kanë qenë miq e familjarë të çiftit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përderisa ajo kishte zgjedhur të vishte një fustan tejet elegant, me shkëlqim e në formë sirene, dhëndri po dukej shumë i pashëm në smokingun e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lule të bardha të gjalla, kishte ngado në tavolinat e të ftuarve, ndërsa nga videot që miqtë e Dreshajt kanë publikuar në Instagram, shihet të ketë pasur edhe valle shqipe. /Prive.al

©

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?