Brenda festës së 49-vjetorit të Blendi Fevziut (FOTO)
Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka festuar ditën e djeshme 49-vjetorin e tij dhe në këtë ditë speciale për të familja i ka rezervuar një surprizë të këndshme.
Fevziu ka shpërndarë fotot nga festa, gjë që nuk e hasim shpesh në fakt pasi gjithnjë jemi mësuar ta shohim Blendin në profilin serioz.
Në Instagram ai ka postuar foto të ambientit i cili ishte dekoruar me shumë dashuri, foto me tortën dhe me vajzën e tij të vogël.
Është vajza e vogël, Arlis, e cila mban tortën ku shkruhet “Gëzuar ditëlindjen Blendi” dhe ia jep të atit, ku padyshim, buzëqeshja nuk mungon.
KOHA JONË SONDAZH

