Brigitte Nielsen tregon barkun shtatzënë, artistja 54-vjeçare: “Familja jonë po shtohet”
“Familja jonë po shtohet”, kështu si me surprizë, Brigitte Nelson ka dashur të njoftojë në rrjetet sociale shtatzëninë e saj.
Duke u shfaqur në një foto që i nxjerr në pah barkun, artistja 54 vjeçare, ka befasuar të gjithë fansat e saj në Instagram, por web-i duket se është ndarë mes tyre. Ka nga ata që besojnë se bëhet fjalë për një gjetje publicitare ose thjesht për një shaka. Nëse kjo është e vërtete për Nielson ky do të jetë fëmija i saj i pestë.
Për ish gruan e Sylvester Stallone, që është nënë e katër djemve(Julian Winding, Killian Marcus Nielsen, Raoul Ayrton Meyer Jr, Douglas Aaron Meyer) fëmijë që i ka nga tre lidhje të ndryshme, mund të jetë dëshira për të pasur një fëmijë me bashkëshortin aktual Mattia Dessi, 15 vjet më i ri se ajo.
Jo të gjithë besojnë se ky është një lajm i vërtetë dhe disa prej tyre shprehin dyshimet e tyre.
Nielsen së fundmi përfundoi në qendër të debateve, kur u fotografua, shumë e lodhur në një karrige me rrota në një aeroport amerikan.
Është vallë shtatzënia motivi i vërtetë i asaj fotoje aq të diskutuar?
KOHA JONË SONDAZH

