Britanikët janë të bindur: Harry dhe Meghan do divorcohen një ditë

Meghan Markle dhe Harry do divorcohen një ditë dhe princi do kthehet i vetëm në Londër. Ky është mendimi që kanë më shumë se gjysma e bitanikëve që u bënë pjesë e një sondazhi kur çifti u largua nga familja mbretërore.

‘Daily Express’ ju drejtoi 25.000 britanikëve një pyetje: Cila do jetë e ardhmja e çiftit Sussex. Më shumë se gjysma pa asnjë dyshim u shprehën se Meghan dhe Harry do ndahen dhe ky i fundit do kthehet i vetëm në familje. Vetëm 6% e të intervistuarve mendojnë se çifti do rikthehen bashkë në pallat.

Marrëdhënia e Meghan dhe Harryt ka qenë që në fillimet e veta në shënjestër të medias dhe publikut. Ka ekspertë mbretërorë që kanë shkuar aq larg sa e kanë quajtur princin një lodër në duart e gruas së tij. Shumë mendojnë se do vijë një pikë që Harry do lodhet nga jeta me Meghan larg familjes dhe do dojë t’i kthehet gjithçkaje ka pasur në Londër. Ne na mbetet vetëm të presim e të shohim kujt do i dalë fjala.

SHKARKO APP