Britney Spears humb peshë pa dietë, pa palestër
Britney Spears ka shfaqur linjat e saj trupore me një video ku shfaqet duke kërcyer. Duke i paraprirë pyetjeve sesi ka humbur peshë, këngëtarja tregoi se këto kohë ka ngrënë në mënyrë të kontrolluar, pra jo dieta ekstreme dhe as palestër.
“Trupi im duket ndryshe në këtë video të re! Jo nuk kam mbajtur dietë. Kam mbajtur në kontroll sasinë e ushqimit që ha, gjë që është e vështirë kur vjen puna tek patatinat. Trupi im tani ndihet më mirë”-shkruan Britney.
Këngëtarja tregoi se verën e kaluar kishte shtuar në peshë, por falë kësaj mënyre arriti të dobësohej e të ndihej më mirë dhe këtë e shfaq më së miri dhe energjia e saj në videon e re duke kërcyer.