Britney Spears ”zhduket” nga rrjetet sociale

Britney Spears thotë se do të bëjë një pauzë nga rrjetet sociale, kjo si një mënyrë për të “festuar fejesën e saj“.

39-vjeçarja bëri me dije për fansat se po fejohej me të dashurin e saj, Sam Asghari. Pasi fshiu llogarinë e saj në Instagram, ajo u tha fansave ”Mos u shqetësoni. Do të kthehem së shpejti”.

Ylli i popit përdorte shpesh rrjetet sociale për të mbajtur në dijeni fansat në betejën e saj ligjore për t’i dhënë fund tutelës 13-vjeçare nga babai, që i kontrollonte jetën e personale dhe financat e saj.

SHKARKO APP