Brooklyn Beckham nënshkruan marrëveshje paramartesore me të fejuarën për të mbrojtur pasurinë
Brooklyn Beckham dhe e fejuara e tij, Nicole Peltz, u detyruan që të shtynin dasmën e tyre nga shtatori i 2021 në 2022.
Por duket se dyshja kanë përgatitur gjithçka për të mbrojtur pasuritë e mëdha të familjeve të tyre para se të bëhen burrë e grua. Sipas raportimeve Brooklyn dhe Nicole kanë nënshkruar një marrëveshje para martesës.
Çifti kanë rënë dakord që në rast se ndahen do të marrin gjithçka që kanë kontribuar, duke përfshirë pronat dhe pasuritë e tyre. Prindërit e Brooklyn, Victoria dhe David Beckham, kanë një pasuri prej 335 milionë paund, ndërsa babai i Nicole, që është biznesmen ka një llogari prej 1.1 milard paund në bankë.
Një burim pranë “The Sun” ka treguar se në Amerikë marrëveshjet paramartesore janë një normë dhe të gjithë të afërmit e Nicole që janë të martuar kanë bërë të njëjtën gjë.
“Vendimi për marrëveshje mes Nicole dhe Brooklyn ishte i përbashkët. Ai ka pasur disa eksperienca me vajza që e donin vetëm për emrin, kështu që tani janë shumë të kënaqur që Nicole e do Brooklyn për atë që është. Dhe sigurisht që ajo nuk ka nevojë për paratë e tij dhe ka karrierën e saj të suksesshme”, kanë thënë burime pranë dyshes.
Çifti i famshëm kanë qenë të pandarë gjatë gjithë kësaj kohe, që nga momenti që konfirmuan marrëdhënien e tyre në janar të 2020-tës. Ata të dy i habitën të gjithë kur në muajin korrik, vetëm 5 muaj pas nisjes së lidhjes, dhanë lajmin se ishin fejuar bashkë.