Bruce Wills rikthehet në rolin e John McClane në “Die Hard”

Bruce Willis do ta shohim shumë shpejt në ekranet e mëdha të kinemave botërore. Aktori do të rikthehet në rolin ikonik të filmit, “Die Hard”, i cili për herë të parë u xhirua 30 vjet më parë. Aktorin 63-vjeçar do ta shohim në rolin e John McClane, ku edhe filmi do të ketë titull.

Në fakt, fillimisht u mendua të titullohej “Die Hard: Year One”, por burimet thonë se do të jetë shumë më pak e komplikuar, thjesht “McClane”. Nën regjinë e John Moore, ngjarja rrëfen historinë e John McClane, që mbërrin në Rusi, pasi mësoi lajmin se i kishin arrestuar të birin Jack (Jai Courtney). Filmi i fundit i sagës, “A Good Day to Die Hard” ka dalë në sallat e mëdha të kinemave në vitin 2013.

Willis do ta shohim edhe në filma të tjerë hollivudianë përgjatë vitit të ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?