Buckingham Palace: Harry s’i kërkoi leje mbretëreshës për të përdorur emrin Lilibet

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk i kanë kërkuar kurrë Mbretëreshës Elizabeth leje për të përdorur pseudonimin e saj, Lilibet, për emrin e fëmijës së tyre të dytë, e cila ka lindur disa ditë më parë në Los Angeles.

Lajmi u zbulua nga një burim në Buckingham Palace, duke hedhur poshtë spekulimet e disa mediave britanike. Ndërsa një burim i afërt me dukën dhe dukeshën e e Sussex tha për BBC se Harry kishte folur para pak kohësh me mbretëreshën dhe i kishte “përmendur” emrin që do t’i vendoste vajzës së tij.

Sidoqoftë, një burim i Pallatit Mberëtëror raportoi një version tjetër të historisë, atë që Mbretëreshës “nuk iu kërkua kurrë” leje për të përdorur pseudonimin e saj për emrin e vogëlushes.

Marrëdhënia midis çiftit dhe familjes mbretërore muajt e fundit ka qenë e tendosur për shkak të intervistës së Meghan dhe Harry ku kjo e fundit tregonte për jetën e vështirë që kishte kaluar në pallatin mbretëror.

Nofka ‘Lilibet’ është shumë e dashur për sovranin. Ajo është krijuar nga vet mbretëresha kur ishe e vogël dhe i thërriste vetes së saj për shkak se nuk shqiptonte dot emrin e plot, Elisabeth. Më pas i mbeti si noftë dhe të gjithë i thërrisnin Lilibet.

SHKARKO APP