Buffon kapet mat duke tymosur cigare, më pas takon rastësisht edhe trajnerin  

Gianluiggi Buffon, vetëm një ditë pas deklaroi se ndihet si 5 vite më i ri, ka treguar edhe “sekretin”. Portieri i PSG është fotografuar duke tymosur në rrugët e Parisit. Ai së bashku me të fejuarën Ilaria D’Amico fillimisht kanë ngrënë në kryeqytetin francez, ndërsa më pas kanë vijuar të ecin.

Gjatë kësaj kohe portieri 40-vjeçar është kapur mat duke tymosur një cigare. Nuk dihet nëse ishte e planifikuar apo jo, por pas pak minutash trajneri Tuchel i Parisit u takua në rrugë me çiftin.

“The Sun” shkruan se strategu gjerman ka frekuentuar të gjithë lokalet e natës dhe restorantet ku shkonin lojtarët, në mënyrë që të zbulonte se çfarë pëlqenin të hanin ata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?