“Burgoset” ylli i Donald Trump
Ylli i presidentit Donald Trump është rikthyer në bulevardin e Hollywood i shoqëruar me disa hekura dhe me kyç.
Ylli është shkatërruar disa herë nga njerëzit që nuk e mbështësin politikën e tij. Shufrat e hekurit u vendosën nga një artist rruge, i njohur si Plastic Jesus.
Në një intervistë për CNN, ai sqaroi arsyen përse i vendosi këto hekura duke thënë: “Shkaku është se Trump duhet të shkojë në burg.”
Ndërkohë, shufrat u hoqën pasditen e së enjtes (20 shtator). Kujtojmë se hera e fundit e shkatërrimit të yllit u bë me kazmë në muajin korrik të këij viti.


KOHA JONË SONDAZH

