Burrë shqiptar për Rita Orën? Mamaja: Besniku ka propozime, kur vjen në shtëpi lan enët

Vera Ora, mamaja e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka treguar detaje nga jeta e tyre. Në një intervistë për emisionin “Ftesë në 5”, ajo ka bërë me dije se këngëtaren nuk e ndan nga fëmijët e tjerë, duke mos e trajtuar ndryshe edhe pse ka prekur majat e muzikës botërore. Gjatë intervistës së saj, ajo ka shtuar se nuk ka ndërhyrë në jetën e këngëtares, duke shtuar se nuk dëshironte që ta shihte të palumtur.

”Besniku ka propozime. Dëshira jonë është që të jetë shqiptar por mjafton që të jenë të lumtura. Ajo është primare. Nuk dua të jetë e imponuar. Ia lëvdroj dikë që ajo bisedon. Ndoshta favorizoj dikë ndoshta. Ato janë të rritura dhe dua ti respektoj. Rita e di që familja është kur kthehesh në normalitet. E di që kur vjen në shtëpi, lan enët. Nuk ka dallim mes tre fëmijëve.

Rita nuk ka privilegje. Mundehemi ta trajtojmë normalisht. Elena është si Besniku, më e qetë, Rita është më e gjallë. Me të kam më shumë ngjashmëri. Duket më shumë si unë.

Doni pastaj është më shumë si babai. Ritës ia kam kritikuar gjithmonë, s’ke nevojë t’i shprehësh të gjitha emocionet. Kemi pasur një rregull në shtëpi. Është dikur gjithmonë koha e caktuar, rregullat dhe detyrat”,-tha Vera Ora.

SHKARKO APP