Burri i deputetes i propozon live: “Eja të arratisemi për t`u ridashuruar”

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri e ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan pëveç angazhimeve në politikë foli edhe për familjen. Si nënë e dy djemve Endi dhe Keivin dhe prej vitesh e martuar me mjekun Henrik Zotaj, ky i fundit përmes një videomesazhi përloti deputeten.

“Unë dhe bashkëshorti im në çdo vend jemi bashkë, nuk e lëmë njëri-tjetrin vetëm. Unë nga momenti i parë dhe deri sot e kam patur mbështetjen e tij, pa të unë nuk mund të jem. Unë e kam mbështetje, e kam shoqërues, e kam kritikun më të mirë dhe me këshillën e tij unë ndihem më e fortë. Pa të unë nuk do të isha këtu ku jam”, tha Pampuri.

Ndërkohë përmes videomesazhit Zotaj i shprehu dashurinë Pampurit teksa tha se nëse do të kishte jetë edhe një orë, do të dashuronte 100-fish deputeten. Ai e propozoi live në formë surprize për të bërë një udhëtim, për t`u ridashuruar të arratisur dhe për të rindezur pasionin.

”Jam bashkëshorti më i lumtur në botë që kam një bashkëshorte si ty dhe kemi dy djem të shkëlqyer. I je futur një fushë që të merr shumë kohë dhe nuk ke shumë kohë të na përkushtohesh mua dhe djemve, por unë dhe djemtë do të vemë gjithçka në dispozicionin tënd që të jesh e suksesshme edhe në këtë fushë dhe detyrë të re që ke marrë përsipër. Ti ke përkthyer një libër të bukur “Një orë për të jetuar, një orë për të dashuruar”, dhe ajo që unë do të thoja që edhe sikur të kisha një orë për të jetuar do të dashuroja ty edhe 100 –fish. Të dua shumë”.

Rudina/ Bashkeshorti surprizon Pampurin, deputetja si mban lotet (27.11.17)

SHKARKO APP