Burri kukull s’merr dot frymë nga operacionet (FOTO)

Kenin njeri e njohim të gjithë. Rodrigo Alves nisi transformimin në Ken, si i dashuri i Barbie-t në kukulla, pasi ra viktimë e bullzimit. Ishte 17 vjeç në atë kohë dhe vendosi të shndërrohej në figurën më perfekte të mundshme, që sipas tij ishte Ken.

Braziliani që jeton në Londër tani ka shpenuar 400 mijë dollarë për ndërhyrjet. Së fundmi ka bërë një tjetër në lëkurë. Pas kësaj ndërhyrjeje ka folur për Daily Mail dhe ka treguar se këtë të fundit mezi e kishte pritur. Kjo është ndërhyrja që do ta bëjë fytyrën e tij të duket si porcelan.

Pas 51 operacioneve, më shumë se 100 procedurave kozmetike, tani ndihet më i lumtur, më i sigurtë në vetvete dhe i famshëm në të gjithë botën.

Gjithçka nisi pasi shokët e klasës në adoleshencë e sulmonin për shkak të pamjes së tij. E quanin të shëmtuar, kështu që Rodrigo vendosi të zbukurohet. Sot thotë se dëshiron të qëndrojë përherë kështu, i ri dhe koha të mos ecë për pamjen e tij.

Ai ka sqaruar se reagon seriozisht ndaj kritikave dhe operacionet i konsideron si investim për të ardhmen e tij. Thotë se ky ndryshim i ka hapur dyert e karrierës, se më parë ishte thjesht stjuardesë.

Gjithë ndryshimet e bëra në fytyrë i shkaktuan probleme me frymëmarrjen. Ka bërë 8 ndërhyrje në hundë dhe do bëjë akoma për t`u përmirësuar. Ka marrë edhe kockë nga brinjët për të rindërtuar kërcin e hundës. Po ç`rëndësi ka? Edhe pse s`mund të marrë frymë 100%, ai mendon se ia ka vlejtur dhe i sugjeron të gjithë atyre që s’ndihen mirë me trupin e tyre, të bëjnë ndryshime. /Tirana Post/

SHKARKO APP