Bushpepa ”djeg” skenën e Eurovisionit, shkon në FINALE (VIDEO)
Ashtu siç u priste, Eugent Bushpepa e ndezi “zjarr” skenën e Eurovision-it në Lisbonë të Portugalisë, mbërmjen e së martës dhe fitoi biletën drejt finales së madhe, më 12 maj. Përveç Bushpepës, edhe përfaqësuesja e Qipros, Eleni Foureira siguroi finalen e madhe, që do të mbahet të shtunën. Këngëtarja me origjinë shqiptare, shkaktoi jo pak polemika në Greqi, pas simblolit të shqiponjës me Eugentin.
Një zë brilant, dhe një skenografi e zjarrtë, bëri që kënga “Mall” të marrë duatrokitje pa fund. Ndriçimi i skenës alternohej mes blusë së thellë dhe të kuqes. Në momente të caktuara, gjithçka errësohej për t’i dhënë më shumë vëmendje këngës. Notat e larta Bushpepa i arriti mrekullisht pa u munduar, s’kishim dyshime. Siç u tha dhe më herë, kënga u performua në shqip.
Eugent Bushpepa ishte i treti që u ngjit në skenë me këngën “Mall” në këtë gjysmëfinale të parë. Në skenë, Bushpepa ishte i shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistët Erinda Agolli e Greta Radovani. Enada At’Nikolla u kujdes për veshjet Bushpepës dhe bandës së tij në skenë. Ai veshi një kostum elegant me elementë rrok.
Në gjysmëfinalen e parë konkurruan 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro. Klipi promovues i Bushpepës u xhirua në Portugali, në Valencia dhe në të shihej këngëtari duke ecur rrugëve të qytetit e duke përshëndetur banorët e kalimtarët.
10 shtetet që kalojnë në finale
Austria: Nobody But You by Cesár Sampson
Estonia: La Forza by Elina Nechayeva
Qipro: Fuego by Eleni Foureira
Lituania: When We’re Old by Ieva Zasimauskaitė
Israeli: TOY by Netta
Republika Çeke: Lie To Me by Mikolas Josef
Bullgaria: Bones by EQUINOX
Shqipëria: Mall by Eugent Bushpepa
Finlanda: Monsters by Saara Aalto
Irelanda: Together by Ryan O’Shaughnessy

KOHA JONË SONDAZH

