Cameron Diaz tërhiqet nga aktrimi
Ajo është një nga legjendat e Hollywood e njohur për rolet e saj në Charlie’s Angels, Shrek dhe There’s Something About Mary.
Por Cameron Diaz raportohet se ka hequr dorë nga aktrimi për tu fokusuar në jetën e saj familjare me bashkëshortin e saj muzikant Benji Madden, 39 vjeç.
Sipas Daliy Mail, aktorja 45 vjeçare ka thënë se ika dhënë fund industrisë së filmit dhe nuk ka plane për t’u kthyer në ekranin e madh.
Lajmi është konfirmuar nga mikja dhe kolegia e saj Selma Blair e cila ka zbuluar se Cameron gjatë një dreke iu shpreh se nuk kishte ndërmend të bënte ndonjë film tjetër, duke preferuar që të kalonte kohë me bashkëshortin Benji Madden.
KOHA JONË SONDAZH

