Cannes 2018 zgjedh presidenten e jurisë

Festivali francez i kinematografisë, i cili do të mbahet nga data 8-19 maj, ka zgjedhur Cate Blanchett si presidenten e jurisë.

Blanchett është një aktore australiane dhe ka qenë fituese e dy çmimeve Oscar.

Ajo do të jetë e dymbëdhjeta grua si pjesë e jurisë prestigjoze të festivalit francez të filmit.

“Jemi të nderuar ti urojmë mirëseardhjen artistes unike dhe plot talent”- shprehet presidenti i festivalit Pierre Lescure.

 Blanchett ishte një mbështetëse e iniciativës “Time’s Up”, e cila u lancua pas skandalit të Weinstein, për viktimat e abuzimeve në botën e spektaklit.

SHKARKO APP