Cardi B i dhuron paruke fanses me kancer, reagimi i 11-vjeçares është emocionues
Reperja me famë botërore, Cardi B ka lumturuar pafund një fanse të saj të diagnostikuar me kancer.
Ajo e ka përgatitur parkuren me duart e veta, për t’ia dhuruar fanses 11-vjeçare.
Cardi B ndau procesin me ndjekësit në një postim në Facebook.
Në pamje shihet reperja që mëson artin e krijimit të një parukeje, së bashku me shoqen e saj Kway dhe prodhuesin e parukeve Tokyo Stylez.
Pas përfundimit të parukes, Cardi B mësoi se atë do ta merrte një fanse e saj e madhe.
“Paruket janë të shtrenjta. Dhe unë jam vërtet e lumtur që parukja që bëra sot, do të dhurohet. Shpresoj t’i shkojë një njeriu të veçantë,”- u shpreh ajo në video.
Në fund të episodit, 11-vjeçarja Khloe hap kutinë e dhuratës dhe kur shikon paruket brenda “fluturon” nga gëzimi. Më pas e vendos në kokë dhe fillon të qajë.