Cardi B tani ka një reality show në rrjete sociale

Cardi B ka vendosur të vijë me një reality show. Ku? Në Instagram. Ajo ka publikuar serinë e parë, të titulluar “Cardi Tries”, ku reperja provon aktivitete që s’i ka bërë kurrë më parë.

Njerëzit do të shohin Cardi-n teksa praktikon baletin, mëson si të gatuajë sushi dhe si ta shërbejë atë në restorant, apo provon të luajë basketboll. Dikush e pyet nëse “ka bërë balet më parë” dhe reperja i përgjigjet ”Dikur isha striptiste”.

Seriali i ri me tetë episode është krijuar nga Facebook Messenger dhe Jesse Collins Entertainment dhe është pjesë e platformës Watch Together, ku njerëzit mund të shohin pjesë nga Facebook dhe Instagram në kohë reale. “Cardi Tries” do të publikojë një episode të ri çdo të enjte, deri më 4 shkurt.

SHKARKO APP