Cardi B, ylli i një filmi
Cardi B do të jetë përsëri pjesë e një filmi, por kësaj radhe është ajo ylli. Reperja do të jetë pjesë e “Assisted Living”, një film komedi nga Paramount.
”Puna dhe jeta do bëhen 10 herë më të vështira, por unë jam e mbushur me lumturi. Kur keni mundësi në duar, merrini TË GJITHA”,- shkroi në Twitter. Reperja do luajë rolin e Amber, një mashtruese që e gjen veten në telashe, kur një vjedhje shkon keq.
Variety e cilëson filmin si një “komedi të egër me zemër të jashtëzakonshme” dhe e krahason me “Tootsie”, “Zonja Doubtfire” etj. Më parë, Cardi ka qenë pjesë e roleve të vogla në “Hustlers” dhe “Fast & Furious”.