Cardi B zbulon: Kam shpenzuar 800 mijë dollarë për të zmadhuar të pasmet
Reperja me famë botërore Cardi B pranoi se ka fryrë të pasmet e saj me anë të injektimit të silikonit.
25-vjeçarja, e cila konfirmoi këtë javë se është shtatzënë, në një intervistë për GQ ka kujtuar dhimbjen torturuese pasi iu nënshtrua ndërhyrjes së rrezikshme.
Ajo tha se vendosi të ndryshojë pamjen katër vite më parë, pasi iu thye zemra.
Pasi zbuloi se i dashuri e kishte tradhëtuar me një grua që kishte të pasme të mëdha, Cardi rrëfeu se kishte paguar 800.000 dollarë për të fryrë të pasmet.
Cardi, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almanzar, tha se ka vuajtur shumë pas marrjes së injeksioneve.
“Ishte dhimbja më e tmerrshme që kam përjetuar ndonjëherë,”-tha ajo.
Vendimi për të rritur madhësinë e të pasmeve ndikoi edhe në punën e saj të mëparshme si striptiste, e cila vuri në dukje se kërcimtaret me të pasme më të mëdha fitonin më shumë para.
Reperja tha se ishte e lumtur me rezultatet dhe planifikoi që ta realizonte përsëri por nuk e bërë kurrë më.
“Në kohën kur doja të shkoja, gruaja e kishte mbyllur biznesin për shkak se akuzohej për vrasjen e dikujt,”-tha ajo. “Epo, dikush vdiq në tavolinën e saj të punës.”
Ajo nuk e identifikoi gruan, por mediat e amerikane raportojnë për Tamira Mobley, e cila vrau aksidentalisht një studente në vitin 2013 duke i injektuar silikon në të pasmet e saj.
KOHA JONË SONDAZH

