Cardi B zbulon se është martuar në fshehtësi 9 muaj më parë

Cardi B ka konfirmuar se është martuar në fshehtësi 9 muaj më parë. Reperja zbuloi se lidhi nyjë në të njëjtën ditë kur i dashuri i saj Offset i propozoi.

Ajo shkruan në Twitter: “Ka kaq shumë momente që unë ndaj me botën dhe ka kaq shumë momente që dua ti mbaj për veten. Martesa ishte një nga ato momente.”

Çifti presin fëmijën e tyre të parë këtë verë. TMZ ishte i pari që raportoi për martesën duke publikuar dhe një kopje të certifikatës së dasmës të hënën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe repistja ishte e inatosur nga publikimi i lajmit: “Kjo është arsyeja pse ia kam vendosur titullin ‘Invasion of Privacy’ albumit tim, sepse njerëzit do të bëjnë çdo gjë për të marrë informacione për jetën tënde.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, 25-vjeçarja shpjegoi edhe arsyen pse e mbajti të fshehtë martesën.

“Lidhja jonë ishte e re, me ndarje dhe ribashkime, dhe ne kishim shumë për të bërë për marrëdhënien tonë por ishim shumë të dashuruar dhe nuk donim ta humbnim njëri-tjetrin,”-shkruan ajo. ” Një mëngjes në shtator, u zgjova dhe vendosëm të martoheshim. Gjetëm dikë që të na martonte. Ishim vetëm ne të dy dhe kushëriri im. Unë i thashë që pranoj, pa fustan nusërie, pa make up dhe pa unazë.”

Çuditërisht, një muaj më vonë, Offset i propozoi Cardi B në skenë gjatë një koncerti në Filadelfia.

Në lidhje me propozimin për martesë ajo shkruajti: “Unë e vlerësoj dhe e dua shumë bashkëshortin tim që më bëri të përjetoja atë moment që çdo vajzë ëndërron.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?