Carla Bruni: Pse vendosa të martohem me Sarkozy-n?

Bashkëshortja e ish-Presidentit francez Nicolas Sarkozy, Carla Bruni ka qenë e ftuar në programin ” Verissimo” në Canale 5. Ajo u shpreh se ndihej shumë e dashuruar me Sarkozy-n.

“Nicolas më mbron dhe më mbështet. Kur njoha fëmijët e tij dhe pashë raportin që ato kishin mes tyre, thash me vete, me këtë burrin do martohem. Ai është plot forcë dhe energji” – deklaron ajo.

Përsa i përket pasionit të saj për muzikën Bruni shprehet se albumi tjetër që do të publikohet do të jetë në gjuhën italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo gjithashtu tregon se është shumë e lidhur me familjen e saj, ku më së shumti i mungon vëllai i saj i cili u nda nga jeta pak kohë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Carla Brunin jemi mësuar shpesh ta shohim nëpër kopertinat e revistave si këngëtare, si Zonjë e parë në periudhën kur bashkëshorti i saj ishte presidenti i Francës dhe si modele e “Versace-s” në vitet ’90.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?