Catherine Zeta- Jones: Mjaft me modesti. Po jam e pasur dhe e bukur
Fituesja e çmimit Oskar, Catherine Zeta-Jones thotë se nuk do të përpiqet të jetë më modeste siç ka bë gjithë jetën e saj. Kjo vlen si për famën, pasurinë dhe bukurinë e saj.
Zeta Jones- e cila është e martuar me Michael Douglas, lindi në Wales nga një familje e thjeshtë, por që tani gëzon një pasuri prej 228 milionë euro.
Duke folur për “Daily Mirror” aktorja tha: Një gjë që nuk do të bëj më është përulja. Jam e lodhur shumë. Nuk ka më, “më vjen keq”, që unë jam e pasur, jam e martuar me një yll kinemaje apo nuk jam e bukur. Mjaft. Ajo që më intereson më shumë tani është puna ime.
Kjo është ajo që dua dhe të kaloj jetën në harmoni, sepse kam dy fëmijë të bukur dhe të shëndetshëm, një bashkëshort të mirë. Është gjithçka mirë dhe nuk kam pse të jem e përulur për këtë”.
48-vjeçarja ka një djalë Dilan, 17 vjeç dhe vajzë Carys, 15, të cilët ka shumë gjasa që do të vazhdojnë edhe ato karrierën e aktrimit si prindërit e tyre.
“Unë kam dy fëmijë, të cilët duan të bëhen aktorë dhe jam shumë krenare. Nuk ka të bëjë fama, sepse ata janë rritur mes njerëzve të famshëm, e dinë si është. Por duan të bëhen aktorë, sepse e duan dhe kjo më bën të ndihem krenare. Ata e kuptojnë se aktor nuk bëhesh menjëherë”, u shpreh ajo.
KOHA JONË SONDAZH

