Çdo gjë që nga “Oscars” nuk u transmetua në TV (VIDEO)

Nata më e rëndësishme e vitit për filmin ishte mbrëmë, ceremonia e ‘Oscars’. ‘The Golden Globes’, ‘SAG Award’s, ‘Critics’ Choice Awards’, ‘Independent Spirit Awards’, ‘BAFTA Awards’ e shumë të tjerë, kanë paraprirë për të ardhur në këtë natë: Çmimet Oscars 2019

Ndryshe nga vitet e mëparshme, ky “Oscars” nuk kishte një mikpritës. Është hera e parë në 30 vite dhe e dyta në gjithë historinë 91-vjeçare të këtij eventi, që kjo ka ndodhur. Mbrëmë kishte një numër të madh të prezantuesve të listës A, duke përfshirë Chris Evans, Laura Dern, Melissa McCarthy, Emilia Clarke, Javier Bardem, Chadëick Boseman, Awkwafina, Tessa Thompson dhe shumë të tjerë.

“The Oscars” është shfaqja më e mirë kur bëhet fjalë për çmimet e sezonit, që do të thotë se do të ketë momente tronditëse por edhe të çuditshme. Me sytë mbi Akademinë e Çmimeve, yjet me siguri vishen për të bërë përshtypje dhe përdorin skenën e teatrit “Dolby” si një platformë për ndryshim dhe frymëzim.

Shfaqja nuk është gjatë gjithë kohës me seriozitet. Këtë vit në këtë shfaqje kishte disa momente që kanë bërë histori. “Black Panther” (Pantera e zezë) është filmi i parë superhero që është nominuar si filmi më i mirë “Best Picture”. Lady Gaga u ngrit për çmimet si aktorja më e mirë dhe për këngën më të mirë, gjë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë për një kandidat në të njëjtin vit. Edhe varësja e saj 30 milionë dollarë ka thyer disa rekorde po ashtu. E!News ka sjellë disa momente kulminante nga “Oscars”.

SHKARKO APP