Celine Dion sëmurë, mund të mos jetë më pjesë e muzikës
Këngëtarja e njohur kanadeze, Celine Dion festoi 50 vjetorin e lindjes.
Paçka se një përvjetor ky kaq i rëndësishëm meritonte të festohej në mënyra nga më të ndryshmet, fatkeqësisht artistja nuk mund t’i bashkohet festimeve të fansave dhe dashamirësve të muzikës.
Ajo është shtruar me urgjencë në spital, pas një problemi të rëndë në vesh, i cili jo vetëm që nuk e lejon të këndojë, por edhe i rrezikon shëndetin.
Sipas mjekëve kanadezë, kjo sëmundje bën që Celine të dëgjojë frymëmarrjen e saj në veshin e mesëm, të ketë vështirësi në dëgjimin e jashtëm dhe të bëjë pastrim shpesh sepse infeksioni mund të ketë pasoja të rënda.
Dion do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje mjaft delikate kirurgjikale dhe për këtë ka anuluar mjaft koncerte, edhe atë të 22 majit në Las Vegas, që ishte eventi më i shumëpritur i fansave të saj.
Nëse operacioni shkon me sukses, atëherë Celine do të ngjitet në skenë sërish, në të kundërt do t’i duhet t’i thotë lamtumirë muzikës.
KOHA JONË SONDAZH

