Çensura nga Eurovisioni, Ronela Hajati: Bëra një lëvizje që e ka shpikur Michael Jackson. Boll bullizuat, s’jam këtu për trupin

Eurovisoni u merakos për performancën e Ronela Hajatit, dhe në njërën foto që vetë Eurovisoni e publikoi, artistja prek pjesët intime dhe disa orë më pas, fotot u fshinë nga Instagrami zyrtar i Eurosongut. Vetë këngëtarja gjatë një konference për shtyp ditën e sotme, tha se ajo lëvizje është shpkur nga legjenda e popit Michael Jackson dhe se nuk e kupton pse u bë kaq e madhe.

“Ndihem çuditshëm, por mendoj se Eurovisioni është festivali i lirisë dhe kjo është arsyeja kryesore përse ëndërroja të isha këtu. Secili mund të bëjë siç dëshiron, por në fund të ditës, është vetëm show. Nëse dikush do të shohë diçka familjare, mund të shohë ndonjë shfaqje tjetër. Është në 9 të mbrëmjes, më besoni, fëmijët dinë gjëra më shumë se unë. Unë nuk bëra asgjë më shumë se ç’duhet. Kur njerëzit të shohin performancën, do mendojnë, për këtë u bë aq e madhe? Është thjesht një lëvizje dhe kapën fotografinë, çfarë ka të gabuar në këtë? Michael Jackson e shpiku këtë! Unë isha vetëm 3 vjeçe. Nëse ai e ka bërë, edhe unë do e bëj”, tha Ronela Hajati.

E mbuluar nga koka tek këmbët, gjatë konferencës Hajati tha se kishte zgjedhur këtë veshje të stiluar nga Niko Komani, pikërisht për të shamngur të tjera kritika.

“I mbulova të gjitha pjesët e trupit. Nuk vendosa maskë sepse dua që njerëzit të më shohin, por po përpiqem të mbuloj çdo gjë. Ky detaj i kokës është shumë i bukur dhe veshja është e lezetshme, kam dhe një shenjë nga buzëkuqi im këtu (qesh) kështu që mos më filmoni. Është stiluar nga Niko Komani”.

Ronela Hajati ka edhe një mesazh për veten e saj. Nëse do ta takonte para disa vitesh, këngëtarja tha se do t’i thoshte vetes që të mos qante, se një ditë do të bëhej një ”pop-star” dhe se do të bëjë para në të ardhmen, pavarësisht se këtë të fundit tha me humor se nuk e ka arritur ende.

“Unë nuk do ta fitoj, s’do e fitoj dhe ju lutem mos e thoni më këtë gjë. Unë jam akoma duke e kuptuar se çfarë më ka sjellë Eurovision deri tani. Të gjithë ne pjesëmarrësit jemi shumë të zënë dhe akoma nuk e kemi parë se çfarë na ka sjellë. Por kam marrë shumë dashuri nga njerëzit që nuk më njihnin. Njerëzit që të duan dhe mbështesin vetëm për një këngë dhe tre minuta është diçka shumë e madhe dhe ndonjëherë mendoj se nuk e meritoj kaq shumë dashuri. Unë jam mësuar me kritika çdo herë që publikoj një këngë. Të marr kaq shumë dashuri është forcë e madhe dhe më beso që kam qarë kur kam parë që shumë njerëz më mbështesin. Ajo që dua të shtoj është se më pëlqejnë artistët e këtij viti se janë të mrekullueshëm dhe kemi shumë vajza të talentuara dhe djemë që këndojnë super dhe janë të bukur. Do doja të bashkëpunoja me disa prej tyre. Realisht e mendoj këtë gjë. Kjo ishte hera e parë që një këngë si kjo fitoi Festivalin dhe uroj mos të jem e fundit. Njerëzit duhet të kërcejnë e këndojnë sepse kanë probleme në jetën e përditshme. Për shembull Elona që kam në ekip është e stresuar gjithë kohës, por kur dëgjon këngën time ajo kërcen dhe nëse e sheh atë duke kërcyer kjo është diçka e bukur”.

SHKARKO APP