Ceremonia, bashkëshorti i Vjosa Osmanit i kujdesshëm deri në detaje (FOTOLAJM)
Me ceremoni shtetërore e ka nisur ditën e parë të punës presidentja Vjosa Osmani. Parakaloi në tapetin e kuq dhe pranë togut ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës, më pas mori detyrën nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili e ushtroi këtë post.
Në ceremoninë e inaugurimit, përveç bashkëshortit dhe vajzave të Osmanit, kanë qenë të pranishëm edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it e kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Bashkëshorti i Vjosa Osmanit, është treguar i kujdesshëm deri në detaje, pasi siç shihet edhe në foton e mëposhme ai rregullon rrobat e vajzave gjatë ceremonisë.