Çfarë i ka bërë bashkë Canën dhe Klodin? (FOTO)

Futbolli ka bashkuar këtë herë në stadium, Klodian Çelën dhe Lorik Canën. Çela ishte një ndër meshkujt e parë shqiptarë që deklaroi publikisht se kishte prirje të ndryshme seksuale, gjatë edicionit të Big Brother 3, në Top Channel.

Ai është nga Lezha, por që një pjesë të mirë të jetës së tij e ka kaluar në Itali, ku edhe jeton e punon aktualisht. Së fundi, Klodi ka preferuar të ndjekë në shkallët e stadiumit derbin e Romës, mes verdhekuqve dhe Lazios, që u luajt mbrëmjen e të dielës.

Duket se në shkallët e stadiumit ai ka qenë përkrah ish kapitenit të Kombëtares shqiptare, Lorik Canës, pasi ky i fundit ka postuar edhe një foto të tyre në Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?