Çfarë kanë zbuluar hulumtimet më të reja mbi seksin?

Te meshkujt secila femër është partnere e mundshme seksuale, pa marrë parasysh bukurinë e saj, transmeton Telegrafi..

Meshkujt kanë probleme me ereksionin, nëse partnerja krijon të ardhura më shumë

Duke i analizuar më shumës e 200.000 çifte bashkëshortore, hulumtuesit danezë kanë konstatuar që meshkujt, bashkëshortet e të cilëve fitojnë para më shumë se ata, shpesh kanë probleme me ereksionin.

Alkooli dhe seksi më shumë lumturojnë sesa fëmijët

Hulumtuesit e Zelandës së Re kanë kërkuar nga të anketuarit që të bëjnë listën e 30 aktiviteteve dhe t’i vlerësojnë në bazë të asaj se sa u janë të këndshme, të rëndësishme dhe cila nga to kërkon më shumë angazhim. Seksi është gjendur në majë të të tri kategorive. Në vendin e dytë është alkooli, ndërsa fëmijët mezi në vendin e pestë.

Çiftet të cilat udhëtojnë bashkë kanë seks më të mirë

Çiftet të cilat shkojnë bashkë me pushime së paku një herë në vit, kanë seks më të mirë, tregon rezultati i hulumtimit në të cilin kanë marrë pjesë 1.100 të anketuar. Gjithashtu, shkuarja diku për vikend te 83 për qind e të anketuarve është shumë me rëndësi për jetë më të mirë intime.

SHKARKO APP