Çfarë kërkojnë njerëzit për Eva Muratin në ‘Google’? Aktorja i jep përgjigje
Aktorja dhe gazetarja sportive, Eva Murati ishte e ftuar në “Pop Culture”, ku foli për karrierën e saj, por jo vetëm.
Përveç përvojës së saj si gazetare sportive, Eva më parë është një aktore. Ajo tregon se aktualisht është duke xhiruar një film, “Njeriu me këmishë”.
Ajo u pyet se cila është çmenduria më e madhe që ka bërë ndonjëherë, por u shpreh se asgjë nga ato që ka bërë nuk mund të quhen çmenduri.
Çfarë kërkojnë në “Google” njerëzit për Eva Muratin? Gjatësinë e saj dhe lidhjen me Genar Topallin.
Eva i dha përgjigje në “Pop Culture” këtyre dy pyetjeve.
“Unë jam e gjatë 1.67 cm. Jam shumë e çuditur që njerëzit kanë akoma interes për lidhjen time, pasi unë kam 6 vite me Genarin dhe nuk besoj se përbën më lajm”, tha Eva.
Por Dojna Mema i tha se njerëzit janë të interesuar se çfarë do të ndodhë tashmë, martesë apo ndarje? “Atëherë, duhet të presin akoma”, u shpreh Eva Murati.