Çfarë ndodhi mbrëmë në ”Big Brother Vip 2”? Efi lë shtëpinë
”Big Brother Vip 2”, është kthyer në një sensacion. Efi Dhedhes herë pas here ka pasur luhatje ekuilibri, dhe nuk është ndjerë mirë.
Më shumë sesa tensioni, banorët dyshuan se ish-konkurrentja e “Për’puthen” vuan nga veshi i mesëm, ndaj produksioni e dërgoi atë mbrëmë jashtë shtëpisë për të bërë disa kontrolle mjekësore. Duke qenë se tensioni dhe rrahjet e zemrës rezultuan normale, mjekja gjithashtu dyshoi se çfarë ia shkakton Efit këtë gjendje është veshi i mesëm.
Efi e cila është një nga banoret më të pëlqyea nga publiku, është kthyer mbrëmë në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka marrë përkujdes prej disa banorëve, që i dhanë ushqim dhe i qëndruan mbi kokë duke i ofruar çfarë kishte nevojë.