Çfarë ndodhi në takimin e Antonetës dhe Lulzimit?

Të gjithë mezi presim fundin e javës për të ndjekur rubrikën “Përputhen” në emisionin “E Diell”. Të papriturat, intrigat, debatet, sakarzmi, janë gjithnjë në fokus të kësaj rubrike. Një nga çiftet që publiku dëshiron që të përfundojnë bashkë është Antoneta dhe Lulzimi. Ky i fundit prej kohësh e ka shprehur hapur pëlqimin e tij për Antonetën, ndërsa kjo e fundit ka konfirmuar që Lulzimi ka disa cilësi që i pëlqejnë, por ende është e dyzuar në lidhje me vazhdimësinë. Këtë javë ata kishin vendosur që të bënin takimin e radhës së bashku. Ndër të tjera Antoneta pyet Lulzimin në lidhje me nervozizmin e tij, gjë të cilën ai shpesh e ka nxjerrë në pah edhe në studio, ndaj Olti Currit (opinionisti i rubrikës) apo pjesës tjetër të djemve.

Lulzimi la me gojë hapur me përgjigjen e tij Antonetën. Ai pretendoi se nuk është nervoz, por gjithçka e bën si pjesë të një aktrimi.

Antoneta: Një gjë që jo vetëm unë e kam vënë re, por e cekin edhe të tjerët është nevorzizmi yt.

Lulzimi: Këtë gjë që ju e dukem ju që jam nervoz, nuk është e vërtetë. Luaj pak rolin e aktrimit.

Antoneta: Domethënë ti bën si nervoz, nuk je nervoz.

Lulzimi: E bëra publikisht. Nuk do e tregoja, por pasi më pyete ti e tregova. Po më duan më shumë dhe po më vlerësojnë më shumë kështu që jam ok.

Antoneta: A ti me tënden thua që, më vjen keq Antoneta po unë mendoj që jam shumë në rregull.

Lulzimi: Jo, jo unë ty të tregova se nëse më pyet dikush tjetër, nuk i kisha treguar asnjëherë, kurrë.

Antoneta: Domethënë paske filluar kështu me aktrime me gjëra. Atë që bën në jetën e përditshme, që përfshihesh ndonjëherë në filma, e bën edhe në emision.

Lulzimi: Bëhem edhe nervoz, por edhe bëj siç di unë.

SHKARKO APP